☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 77.79 ▲2.56%
ARI 4,159 ▼2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,387 ▼ -1.4% ETH $1,709 ▼ -1.85% XRP $1.1267 ▼ -2.08% SOL $72.6300 ▼ -0.86%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.79 ▲2.56 % ARI 4,159 ▼2.04 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 77.79 ▲2.56 % ARI 4,159 ▼2.04 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Edi Rama falenderon biznesin e vogël që paguan taksat

Kryeministri Rama u ka dërguar një letër të personalizuar bizneseve të vogla në Shqipëri, të cilët paguajnë taksa rregullisht. Në letër kryeministri i falënderon ata që kanë ndihmuar në luftën kundër informalitetit, dhe i fton ata të vijojnë të fitojnë në rrugë të ndershme.

Letra e Plotë

 
Ju jetoni me një biznes të vogël të regjistruar sipas ligjit dhe operoni me kasë fiskale sikundër e parashikon ligji për çdo biznes formal. Ju lutem pranoni shprehjen e respektit tim për këtë. Xhiroja juaj e deklaruar vjetore ju bën përfitues të rezultatit më kuptimplotë të arritur deri më tani në luftën tonë të përbashkët kundër informalitetit. Ulja në zero e taksës mbi fitimin tuaj. Ky është rezultati i arritur më shpejt se ç’e kishim parashikuar dhe kjo në radhë të parë është merita e juaj dhe e gjithë atyre që njëlloj si ju, i bashkuan me mua dhe me qeverinë tonë për të operuar kancerin shkatërrues të informalitetit. Ky kancer e ka penguar Shqipërinë të luftojë varfërinë, të rrisë punësimin real dhe të fuqizojë biznesin e ndershëm. Sot ju po prekni vetë një të mirë të reformave tona të thella e nganjëherë të dhimbshme. Unë jam i lumtur për këtë dhe ju siguroj që ky është vetëm fillimi i përfitimit të madh të përbashkët të individëve dhe shoqërisë sonë nga këto reforma shteruese. Duke zbatuar ligjin e duke fituar në rrugë të ndershme, ju jeni në anën e duhur të historisë së zhvillimit ekonomik dhe social të këtij vendi, dhe ftesa ime është që të vazhdojmë ta luftojmë bashkërisht, deri në fund, kancerin e informalitetit, i cili është zmbrapsur, por nuk është mundur, dhe aq më pak asgjësuar. Prandaj ju lutem të mos harroni, se krahas përfitimit nga heqja e plotë e taksave, Ju keni detyrimin të bëni biznes të pastër çdo ditë, për të Pastruar më tej Shqipërinë! Së bashku! Duke ju uruar shëndet dhe gëzime për ju dhe familjen tuaj, unë ju siguroj që do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni mirë e mirë në punën e jetën tuaj dhe të familjes suaj!

Juaji gjithmonë,

Edi Rama

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.