🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.36 ▲0.12%
ARI 4,343 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,960 ▼ -2.81% ETH $1,767 ▼ -1.96% XRP $1.1966 ▼ -4.06% SOL $72.3800 ▼ -3.94%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.36 ▲0.12 % ARI 4,343 ▼0.26 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.36 ▲0.12 % ARI 4,343 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Arte

Edmond Doko: Zbatimi i ligjit për të drejtën e autorit mbetet problematik, Ministria e Kulturës të forcojë monitorimin

Autorë të ndryshëm përballen me probleme nga moszbatimi si duhet i ligjit për të drejtën e autorit në vendin tonë, ku gjithashtu ata shprehen me kritika në drejtim të Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre, sistemi aktual nuk garanton mbrojtjen e duhur të interesave të krijuesve dhe nuk përmbush standardet e kërkuara. Për dirigjentin e njohur Edmond Doko, përballë problemeve me të cilat përballen krijuesit në vend, nevojitet përmirësim si i kuadrit ligjor në përputhje me standardet europiane, ashtu edhe i mekanizmave që monitorojnë shpërndarjen dhe përdorimin e fondeve të mbledhura nga agjencitë e të drejtës së autorit në vendin tonë të licencuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. “Zbatimi i ligjit së drejtës së autorit vazhdon të jetë problematik.

Nga njëra anë nevojitet përmirësim i ligji ekzistues, përmirësim që duhet të jetë në përputhje me standartet e legjislacionin europian dhe nga ana tjetër përmirësim i mekanizmave që monitorojnë mënyrën se si shpërndahen dhe shpenzohen fondet, që mblidhen nga agjencitë që merren me të drejtën e autorit si Albautor dhe agjenci të tjera të pajisura me licenca nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit”, shprehet Edmond Doko në një reagim të tij. Dirigjenti Doko thotë se ligji ekzistues për të drejtën e autorit nuk funksionon si duhet, pasi shpërndarja e të ardhurave është e barazuar pa marrë parasysh vlerën specifike të çdo autori në tregun artistik, ndërkohë që në botë përdoren kuota dhe kritere të ndryshme për shpërblimin e tyre. “Nuk funksionon si duhet zbatimi i ligjit ekzistues për të drejtën e autorit . Vihet re barazitarizëm në shpërndarjen e të ardhurave. Vlera dhe monitorimi i përdorimit të veprave duhet të përcaktojë kontratat dhe për rrjedhojë dhe pagesat. Kontratat nuk mund të jenë të unifikuara, sepse secili autor ka vlerë specifike në “tregun artistik”. Në të gjithë botën ekzistojnë kuota dhe kritere të ndryshme për shpërblimin e autorëve, të bazuara në vlerën që ka gjithsecili në tregun artistik”, thotë Edmond Doko.

MTKS monitorim në zbatim të ligjit

Shpërndaja e të ardhurave nga përdorimi i veprave të autorëve të ndryshëm gjithashtu ka qenë herë pas here pjesë e diskutimeve nga autorë dhe artistë të ndryshëm. Dirigjenti Edmond Doko thotë se është Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ajo që duhet të ushtrojë një monitorim të vazhdueshëm mbi mënyrën se si funksionojnë dhe shpërndajnë të ardhurat agjencitë e të drejtës së autorit në vendin tonë. Doko gjithashtu flet dhe për mekanizma auditimi, që sigurojnë menaxhimin e parave në përputhje me ligjin, duke garantuar një sistem më të drejtë dhe transparent për autorët. “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit duhet të ushtrojë monitorimin të vazhdueshëm në zbatim të ligjit për mënyrën sesi funksionojnë dhe bëjnë rishpërndarjen agjencitë e ndryshme, të cilat shpërndajnë të ardhurat e mbledhura nga e drejta e autorit nga entet e ndryshme dhe në rast se konstatohen abuzime, të marrë masa deri në heqjen e licencës së tyre.

Kjo do të garantonte një sistem më të drejtë dhe më transparent për autorët. Ministria duhet të përdorë mekanizma auditimi për të kontrolluar se si menaxhohen paratë, që mblidhen nga agjencitë e të drejtës së autorit dhe nëse ato administrohen në përputhje me ligjin”, shprehet dirigjenti Edmond Doko. Reagimi i dirigjentit Edmond Doko për të drejtën e autorit në vend është në vijim dhe të autorëve të tjerë gjatë kësaj kohe, që kanë kërkuar më shumë vëmendje nga institucionale për problemet me të cilat ata përballen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.