☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Edward Snowden merr pasaportën ruse dhe bën betimin e shtetësisë

Avokati Anatoly Kucherena njoftohet të ketë thënë se Snowden mori pasaportën dhe bëri betimin të enjten, rreth tre muaj pasi Presidenti rus Vladimir Putin i dha atij shtetësinë.

Raportet nuk specifikuan nëse Snowdeni ka hequr dorë nga shtetësia e tij amerikane. Shtetet e Bashkuara ia hoqën pasaportën në vitin 2013, duke bërë që Edward Snowden të mbetej i bllokuar në një aeroport të Moskës për javë të tëra pasi mbërriti nga Hong Kongu, duke synuar të shkonte në Ekuador.

Rusia përfundimisht i dha atij qëndrim të përhershëm. Ai u martua me amerikanen Lindsay Mills në vitin 2017 dhe çifti ka dy fëmijë.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të premten se SHBA-të ishin në dijeni të njoftimeve që Edward Snowden kishte finalizuar nënshtetësinë e tij ruse, por nuk mund t’i konfirmonte ato dhe ia referoi pyetjet rreth statusit të tij, qeverisë ruse. Megjithatë, zoti Price tha se administrata Biden nuk do të befasohej nëse raportet do të ishin të sakta.

“Zoti. Snowden ka sinjalizuar prej kohësh besnikërinë e tij ndaj Rusisë, ky hap vetëm do ta zyrtarizonte atë”, u tha zoti Price gazetarëve.

Snowden zbuloi dokumente mbi mbledhjen e të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë që kalonin nëpër infrastrukturën e kompanive amerikane të telefonisë dhe internetit. Ai gjithashtu publikoi hollësi në lidhje me buxhetin e klasifikuar të inteligjencës amerikane dhe shtrirjen e mbikëqyrjes amerikane ndaj zyrtarëve të huaj, duke përfshirë udhëheqësit e vendeve aleate të SHBA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.