🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,191 ▼0.14%
DOW 50,325 ▲0.61%
NASDAQ 23,607 ▼0.53%
NAFTA 83.50 ▲1.77%
ARI 3,578 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,163 ▲ +0.66% ETH $1,692 ▲ +0.94% XRP $0.9450 ▲ +2.85% SOL $70.6100 ▲ +2.2%
S&P 500 7,191 ▼0.14 % DOW 50,325 ▲0.61 % NASDAQ 23,607 ▼0.53 % NAFTA 83.50 ▲1.77 % ARI 3,578 ▼0.37 % S&P 500 7,191 ▼0.14 % DOW 50,325 ▲0.61 % NASDAQ 23,607 ▼0.53 % NAFTA 83.50 ▲1.77 % ARI 3,578 ▼0.37 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

EGJIPT – 21 të vdekur dhe 15 të plagosur prej shpërthimit tē një kamioni që transportonte bombola gazi

KAJRO, 25 nëntor /ATSH – ANSA/ – Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit dhe zjarrit që përfshiu një kamion që transportonte bombola gazi në një unazë rrugore të Kajros, në Egjipt.

Ngjarja ndodhi në orët e pikut, në zonën Al Warraq, në një segment të unazës rrugore që kalon mbi një tunel, jo shumë larg qendrës së qytetit.

Pamjet e publikuara nga mediet tregojnë përmasat e zjarrit, i cili përfshiu disa automjete që ndodheshin në rrugë në momentin e shpërthimit.

Në vendngjarje u angazhuan 39 ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për t’i transportuar ata drejt spitaleve.

Ndërkohë, ekipet e mbrojtjes civile arritën të vinin nën kontroll flakët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.