🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,191 ▼0.14%
DOW 50,325 ▲0.61%
NASDAQ 23,607 ▼0.53%
NAFTA 83.50 ▲1.77%
ARI 3,578 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,163 ▲ +0.66% ETH $1,692 ▲ +0.94% XRP $0.9450 ▲ +2.85% SOL $70.6100 ▲ +2.2%
S&P 500 7,191 ▼0.14 % DOW 50,325 ▲0.61 % NASDAQ 23,607 ▼0.53 % NAFTA 83.50 ▲1.77 % ARI 3,578 ▼0.37 % S&P 500 7,191 ▼0.14 % DOW 50,325 ▲0.61 % NASDAQ 23,607 ▼0.53 % NAFTA 83.50 ▲1.77 % ARI 3,578 ▼0.37 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

IRAN – Tri anije goditen nga mina detare në Ngushticën e Hormuzit, mes tyre edhe një cisternë gazi

TEHERAN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftuan se tri anije kanë goditur sot mina detare në Ngushticën e Hormuzit, mes tyre edhe një anjie cisternë që transportonte gaz të lëngshëm.

Sipas Gardës Revolucionare, dy anije cisternë me nafte, goditën mina në orët e para të mëngjesit, ndërsa anija cisternë me gaz u godit pasdite.

Në një deklaratë të veçantë, autoritetet iraniane publikuan edhe një video në faqen e tyre zyrtare, për të cilën pretenduan se tregonte momentin e incidentit.

Këto pretendime nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.

Ngushtica e Hormuzit, që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian, është kthyer në një nga pikat kryesore të përplasjes në luftën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën kundër Iranit më 28 shkurt.

Irani iu përgjigj sulmeve të para me kërcënime dhe goditje, që praktikisht bllokuan trafikun detar në këtë ngushticë, një korridor jetik për furnizimin botëror me naftë dhe gaz.

Kjo situatë shkaktoi rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në mbarë botën.

Megjithëse sulmet ajrore në shkallë të gjerë janë pakësuar ndjeshëm, konflikti vijon, ndërsa Irani po përpiqet të vendosë kontrollin mbi lëvizjen e anijeve në këtë rrugë ujore.

Marina iraniane ka paralajmëruar kompanitë e transportit detar, të mos përdorin rrugë të paautorizuara dhe të mos fikin sistemet e gjurmimit të anijeve.

Ndërkohë, ushtria amerikane prej disa muajsh, shoqëron anijet civile për të rikthyer qarkullimin e naftës dhe gazit të lëngshëm përmes ngushticës.

SHBA-ja ka vendosur gjithashtu, një bllokadë ndaj porteve iraniane, me synimin për të ushtruar presion ekonomik ndaj Teheranit.

Bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit, ende nuk kanë sjellë përparim të madh. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.