Bota

Egjipti dhe BE-ja bien dakord për të forcuar bashkëpunimin në fushën e gazit natyror

Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Egjipti dhe KE-ja thuhet se ata ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në fushën e gazit natyror në kuadër të gjetjes së një alternative për gazin rus

Egjipti dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në fushën e gazit natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Egjiptit njoftoi se ministri i Jashtëm, Sameh Shoukry u takua me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans përgjegjës për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe delegacionin e tij shoqërues, i cili vizitoi Kajron.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Egjipti dhe KE-ja thuhet se ata ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në fushën e gazit natyror në kuadër të gjetjes së një alternative për gazin rus.

“Të dy palët ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në fushën e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm dhe hidrogjen të gjelbër dhe të zhvillojnë Partneritetin Mesdhetar të Hidrogjenit të Gjelbër, i cili përfshin tregtinë e hidrogjenit midis Evropës, Afrikës dhe vendeve të Gjirit”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën, ku thuhet se ndikimi i situatës aktuale gjeopolitike nuk duhet të reduktojë dëshirën për veprim klimatik, theksohet se ata mbetën aleatë për të mos shkaktuar një ngushtim të hapësirës financiare për t’u ofruar vendeve në zhvillim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button