☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Stërvitja “Defender Europe 2021”, Yuri Kim qëndron larg Metës, nuk i ndahet për asnjë moment Ramës

Përveç Ramës dhe Kim, në anije ishin dhe disa prej ushtarakëve amerikanë, si dhe ministra të qeverisë Rama, si Çuçi apo Xhaçka. Në Durrës gjatë ditës së sotme ishte dhe presidenti i vendit Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.

Një takim mes ambasadores amerikane dhe Presidentit Meta u shmang në këtë takim të ditës së sotme, ndërsa kujtojmë se përplasjet mes tyre ishin të ashpra. Meta akuzoi ambasadoren se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë, e madje e kishte kërcënuar atë përmes telefonatave.

Teksa Ilir Meta u kërkonte qytetarëve që të “mprihnin sëpatat e sfurqet” për të mbrojtur votën në 25 Prill, ambasadorja amerikane i kërkoi të ndalet duke i cilësuar të papranueshme deklaratat.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA shton se ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!” shkroi Kim.

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili nga një studio televizive i është përgjigjur që të mos mbështesë më Ramën dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet me Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.