☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,307 ▼0.23%
DOW 49,702 ▼0.99%
NASDAQ 24,495 ▲0.27%
NAFTA 83.50 ▲1.45%
ARI 3,678 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,083 ▲ +0.9% ETH $1,779 ▲ +1.52% XRP $0.9726 ▲ +0.23% SOL $73.5500 ▲ +1.25%
S&P 500 7,307 ▼0.23 % DOW 49,702 ▼0.99 % NASDAQ 24,495 ▲0.27 % NAFTA 83.50 ▲1.45 % ARI 3,678 ▼1.7 % S&P 500 7,307 ▼0.23 % DOW 49,702 ▼0.99 % NASDAQ 24,495 ▲0.27 % NAFTA 83.50 ▲1.45 % ARI 3,678 ▼1.7 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Egnatia nuk fal avantazhin, por ka një tabu në Korçë

Egnatia do të udhëtojë drejt Korçës me një objektiv të qartë, të marrë një rezultat pozitiv ndaj Skënderbeut dhe të mos e lërë fatin e takimit të komplikohet në minutat e fundit. Kampionët kanë një arsye më shumë për të kërkuar një pjesë të parë pozitive, pasi statistikat e 11 javëve të para tregojnë një tendencë interesante në ecurinë e tyre. Rrogozhinasit kanë dëshmuar se mënyra se si e mbyllin fraksionin e parë të lojës ka qenë një tregues i fortë për rezultatin përfundimtar. Në Korçë, synimi do të jetë të marrin avantazhin që në 45 minutat e para ose, në rastin më të keq, të mos lejojnë kundërshtarin të krijojë epërsi.

RËNDËSIA E 45 MINUTAVE – Bilanci i Egnatias në këtë kampionat është mjaft domethënës. Në katër raste kur skuadra e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh, ka arritur ta ruajë këtë rezultat deri në përfundimin e 90 minutave, duke mos lejuar përmbysje nga kundërshtarët. Por edhe në rastet kur fraksioni i parë është mbyllur në barazim, rrogozhinasit kanë treguar aftësi për të reaguar pas pushimit. Plot pesë herë kanë dalë në barazim në 45 minutat e para, përpara se të arrinin të fitonin takimin në pjesën e dytë. Kjo tregon se Egnatia ka ditur të administrojë avantazhin, por edhe të gjejë zgjidhjet e duhura kur ndeshjet kanë mbetur të hapura. Këtë do të përpiqen të bëjnë edhe në Korçë ditën e nesërme.

DY DISTAFAT – Në anën tjetër, ekziston edhe një statistikë që Nevil Dede do të kërkojë ta shmangë në Korçë. Në dy ndeshjet e vetme ku Egnatia e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh, nuk ka arritur të ndryshojë fatin e takimit dhe është mundur edhe në rezultatin përfundimtar. Pra, në asnjërin prej këtyre rasteve kampionët nuk kanë mundur të rikuperojnë diferencën pas pushimit. Një tregues që e bën edhe më të rëndësishëm fillimin e sfidës me Skënderbeun, pasi një pjesë e parë e dobët mund ta vendosë skuadrën në një situatë që deri tani nuk ka ditur ta përmbysë.

RUAJTJA E TRADITËS – Përballë Skënderbeut, rrogozhinasit do të synojnë të përsërisin skenarin që u ka funksionuar në pjesën më të madhe të kampionatit. Një avantazh në pushimin mes dy pjesëve do të ishte skenari ideal, por edhe një barazim do t’i linte skuadrës hapësirë të mjaftueshme për të kërkuar fitoren në fraksionin e dytë. Ajo që Dede nuk dëshiron të shohë është një Egnatia që shkon në dhomat e zhveshjes në disavantazh, pasi deri më tani kjo situatë nuk ka prodhuar asnjë rezultat pozitiv. Për kampionët, 45 minutat e para mund të jenë çelësi i një tjetër suksesi në kampionat. Statistikat nuk garantojnë rezultatin, por tregojnë një prirje që skuadra do të kërkojë ta shfrytëzojë edhe në transfertën korçare. Në një ndeshje ku tri pikët janë objektivi, Egnatia do të kërkojë të shmangë çdo skenar që mund t’ia vështirësojë rrugën drejt fitores.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.