Egnatia prezanton Eneo Bitrin, mbrojtësi beratas u bashkohet zyrtarisht kampionëve
Akordi ishte arritur më parë mes palëve, tani vjen edhe prezantimi. Eneo Bitri është zyrtarisht pjesë e kampionëve në fuqi të Egnatias. Mbrojtësi beratas ofron kualitet dhe eksperiencë te kjo skuadër, që po përgatitet për aventurën europiane.
“Egnatia mirëpret një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Mbrojtësi Eneo Bitri i është bashkuar skuadrës dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin drejt Bullgarisë, aty ku do të zhvillohet faza përgatitore. Me eksperiencën, cilësitë dhe karakterin e tij, Bitri vjen për të dhënë kontributin maksimal dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të sezonit”, – shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.
Nga Egnatia ka pasur ditët e fundit disa largime, ndërkohë që si përforcime janë prezantuar sulmuesi Jurgens Montenegro dhe mbrojtësi shkodran, Geralb Smajli.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.