Tri komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvend, në fokus ekonomia, shëndetësia dhe administrata publike
Komisioni për Ekonomi shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor, ai për Shëndetësi ndryshimet në ligjin për ndarjet buxhetore 2026, ndërsa Komisioni për Administratë Publike dëgjon raportimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
Tri komisione parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajnë sot mbledhje, me fokus në çështjet ekonomike, shëndetësore dhe të administratës publike, siç njoftohet në agjendën e aktiviteteve parlamentare për ditën e martë.
Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Po në të njëjtën orë mblidhet edhe Komisioni për Shëndetësi, i cili ka në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Ndërkaq, nga ora 11:00, Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë mbledhjen e radhës, në rend dite të së cilës është raportimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).
Mbledhjet e sotme mbahen në kuadër të aktiviteteve të rregullta parlamentare të sesionit vjeshtor, gjatë të cilit komisionet po shqyrtojnë planet e tyre të punës dhe projektligjet që lidhen me buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.