☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.22 ▲0.69%
ARI 4,150 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,600 ▼ -1.55% ETH $2,392 ▼ -1.77% XRP $1.2984 ▼ -1.46% SOL $104.4300 ▼ -1.43%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.22 ▲0.69 % ARI 4,150 ▼0.24 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.22 ▲0.69 % ARI 4,150 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

Ish-ministri i Rendit, Bajram Yzeiraj, ka mbrojtur punën e Policisë së Shtetit gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se përplasjet nuk janë shkaktuar nga uniformat blu, por nga protestuesit që kanë djegur dhe dëmtuar prona, si dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të policisë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Yzeiraj tha se shërbimet e policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike kanë qenë në lartësinë e duhur.

Ai kundërshtoi akuzat se policia ka qenë nismëtare e përdorimit të forcës, ndërsa theksoi se nuk pajtohet me raste të veçanta kur efektivët kanë tejkaluar procedurat dhe standardet.

“Kam dëgjuar shumë aktorë që fajësojnë policinë se pse ka qenë ajo si iniciatore nga përdorimi i forcës, dhe mundohen të justifikojnë të gjitha këto djegie, plackitje, thyerje. Në gjykimin tim, policia ka ndjekur në vazhdimësi lëvizjen që filloi para katër muajve, dhe shërbimet e policisë për rendin, për sigurinë publike, kanë qenë në lartësinë e duhur. Nuk është policia që ka krijuar përplasjet. Janë të rinjtë që kanë vënë zjarrin, që kanë goditur me sende të forta, që kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe të punonjësve të policisë. Asnjëherë policia s’ka për qëllim të përdorë forcë, dhunë, sepse ajo ka dalë për të shërbyer, për të mbrojtur, për të garnatuar. Nuk pajtohem me raste të veçante ku punonjësit e policisë kanë kapërcyer procedurat, standardet, por të thuash për të përgjithshmen, durimi, gjakftohtësia dhe toleranca e policisë duhet të përgëzohet, të falenderohet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.