☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.22 ▲0.69%
ARI 4,150 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,600 ▼ -1.55% ETH $2,392 ▼ -1.77% XRP $1.2984 ▼ -1.46% SOL $104.4300 ▼ -1.43%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.22 ▲0.69 % ARI 4,150 ▼0.24 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.22 ▲0.69 % ARI 4,150 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hapet sezoni i gjuetisë në 19 komuna të Kosovë, këto janë vendet ku do të lejohet

Sezoni i gjuetisë për vitin 2026–2027 do të hapet më 25 tetor në Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i nënshkruar nga ministri Armend Muja.

Sipas vendimit, sezoni i gjuetisë do të jetë i hapur për llojet e caktuara të kafshëve të egra, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në vendgjuetitë që i kanë të miratuara planet vjetore të menaxhimit për sezonin 2026–2027.

Në listën e publikuar janë përfshirë 26 vendgjueti në 19 komuna të Kosovës, raporton Telegrafi.

Sipas listës së bashkëngjitur vendimit, gjuetia do të lejohet në këto vendgjueti:

Vendimi përcakton se gjuetia duhet të zhvillohet në përputhje me Ligjin për Gjuetinë dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, duke respektuar kalendarin e gjuetisë për secilin lloj të kafshëve të egra, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, në vendim theksohet se gjuetia mund të organizohet vetëm nga menaxherët e vendgjuetive që kanë të hartuara dhe të miratuara planet përkatëse të menaxhimit.

Pjesëmarrja në gjueti do të lejohet vetëm për gjuetarët që i plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë provimin për gjuetarë dhe lejen përkatëse nga menaxheri i vendgjuetisë.

Menaxherët obligohen gjithashtu të evidentojnë dhe raportojnë çdo kafshë të gjahut të vrarë, si dhe dyshimet për sëmundje eventuale te kafshët e egra.

Sipas vendimit, aktivitetet e gjuetisë organizohen vetëm gjatë ditëve të lejuara me ligj, ndërsa ndalohet çdo veprim që bie ndesh me dispozitat ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e faunës së egër.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe parasheh mbikëqyrjen e zbatimit nga organet kompetente të Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht Departamenti Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, në bashkëpunim me institucionet përkatëse. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.