☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,766 ▲ +4.16% ETH $2,147 ▲ +4.46% XRP $1.4299 ▲ +3.21% SOL $91.2800 ▲ +5.82%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomi: Infrastruktura turistike, sot më e mirë

Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi ka inspektuar nga afër ndryshimet infrastrukturore në bregdet, duke përshkuar zonën nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit.

Në fjalën e saj për gazetarët, ministrja ka nënvizuar se, sot kjo zonë ofron më shumë mundësi për turistët, të cilët sipas saj e zgjedhin atë edhe për udhëtime me biçikleta.

“Për ne në fakt është një kënaqësi e madhe që paketat turistike bëhen të kombinuara dhe sot ky është rasti për ta parë nga afër se si shfrytëzohet kjo lloj mundësie për ata që janë të apasionuar të udhëtojnë me biçikletë në këtë zonë. Ky element na ndihmon të kuptojmë se si mund të pasurohet një paketë turistike në një zonë të vogël gjeografike. Në hyrje të Gjirit të Lalzit ne pamë një biznes që ndihmon turizmin. ndërsa këtu po shikojmë si është duke u zhvilluar turizmi i aventurës. Të gjithë këta elementë mund ta joshin më shumë turistin, qoftë vendas apo i huaj”, ka deklaruar Ekonomi.

Në vijim të udhëtimit, ministrja është ndalur në Kishën e Shnandout, në pjesën fundore të Kepit të Rodonit, një objekt kulti 700-vjeçar që vizitohet çdo ditë nga pushues të shumtë vendas e të huaj.

“Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës kemi arritur një dakordësi në zgjatjen e të qëndruarit hapur të këtyre qendrave muzeale. Të tilla objekte kulti kanë rëndësinë e vetë për turizmin në vendin tonë”, ka thënë Ekonomi.

Gjatë këtij turi, ministrja është ndalur edhe në urgjencën shëndetësore të hapur enkas për sezonin turistik në afërsi të plazhit në Gjirin e Lalzit, ku punojnë me nga dy turne në 24 orë tre mjeke dhe tre infermierë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.