☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▲0.84%
ARI 4,410 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,654 ▲ +4.21% ETH $2,152 ▲ +5.4% XRP $1.4293 ▲ +3.77% SOL $91.3500 ▲ +6.42%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomi: Reformat për ristrukturimin e ekonomisë morën nota pozitive në Paris

Ministrja e Zhvillimit Ekonomit, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, deklaroi të enjten se reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria shqiptare morën nota pozitive në forumin e Parisit të mbajtur në fillim të kësaj jave.

Deklarata e ministres Ekonomi u bë gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e programit të reformave ekonomike të qeverisë shqiptare për periudhën 2017-2019, në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe OECD.

Momenti i hartimit të programit ekonomik, sipas ministres Ekonomi, ishte momenti i daljes së Ballkanit Perëndimor nga kriza ekonomike globale dhe vendosjes së stabilitetit makrofiskal për secilin vend. Kështu, vijoi ajo, padyshim programi i reformave ekonomike është një instrument që duhet ta përdorim për konsolidimin tonë fiskal dhe vazhdimin e ristrukturimit të ekonomisë.

“Lajmi i mirë që vjen nga Parisi është se vendet e Ballkanit ia dolën sepse kanë dalë nga kriza. Rritja ekonomike prej 2.1 % në mesataren e Ballkanit ishte tregues shumë i mirë për të treguar se reformat strukturore që këto vende ndërmorën patën rezultate konkrete”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Ekonomise Milva Ekonomi Foto Florian Abazaj (1)Sipas saj. Shqipëria duhet të ndihet e kënaqur, sepse rritja ekonomike prej 2.6 % ishte një tregues që tregon se iniciativat për reformat strukturore dhanë impute pozitive.

Shqipëria u veçua, tha më tej ministrja, edhe për sa i takon marrjes së masave për të menaxhuar kreditë e këqija. Në forumin e Parisit, deklaroi Ekonomi, Shqipëria u cilësua si një nga vendet e Ballkanit që ka arritur sukses.

“Treguesit për vitin 2015-2016 duke u matur me tremujor nxorën se portofoli i kredive të këqija ra gati me 7 %, që tregon se ishte një rezultat pozitiv dhe që u vlerësua në Paris dhe u përmend si pjesë e gjithë kësaj platforme ekonomike që ne kemi ndërmarrë”, u shpreh Ekonomi.

Programi i Reformave Ekonomike 2017-2019 do të hartohet bashkërisht me ministritë e linjës, në shërbim të reformave strukturore që synojnë të rrisin konkurueshmërinë ekonomike të Shqipërisë. I gjithë ky proces koordinohet nga MZHETTS. Bashkërendimi me BE për sa i përket qeverisjes ekonomike dhe vendosjes së prioriteteve strukturore ka tashmë një rëndësi të dorës së parë.

Këto, ministrja Ekonomi i cilësoi si reforma që ndihmojnë rritjen e konkurueshmërisë dhe rritjen ekonomike dhe që integrohen me procese të tjera zhvillimore si procesi i Berlinit etj, duke kombinuar masat tona dhe ato rajonale.

“Këto janë reforma të domosdoshme zhvillimi dhe shkojnë përtej mandateve politike. Përfitojmë nga ekspertiza më e mirë e BE dhe OECD qofte për të diagnostikuar dhe përcaktuar fushat që kanë nevojë për ndërhyrje, qoftë mënyrën e adresimit të tyre”, tha ministrja Ekonomi në fjalën e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.