Ekonomia në Evropën Juglindore/ BB, nesër publikon raportin zyrtar
Banka Botërore do të prezantojë nesër “Raportin e rregullt ekonomik për Europën Juglindore”, bëri të ditur në një njoftim për shtyp zyra e Bankës Botërore në Tiranë.
Prezantimi rajonal do të bëhet përmes një lidhjeje me videokonferencë me Zyrën e Bankës Botërore në Beograd, (Serbi). Ndërsa prezantimi rajonal do të ndiqet nga prezantimi për Shqipërinë.
Me pas do të vijohet me pyetje e përgjigje nga gazetarët, bën të ditur njoftimi i BB-së.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri,
është shprehur para pak ditësh se, viti 2015 pritet të sjellë përfitime pozitive për ekonominë në Shqipëri.
Sipas saj “gjatë muajve të fundit të 2014, rritja ekonomike është gjallëruar si rezultat i përmirësimit të kreditimit, pagesës së detyrimeve të prapambetura nga ana e qeverisë, si dhe rritjes së besimit të biznesit”.
“Ne presim që rritja për 2015 në Shqipëri të jetë rreth 3 për qind, nëse kahja pozitive do të vazhdojë dhe nëse rritja do të ndihmohet nga projekte të mëdha të investimeve të huaja, që lidhen me gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP-in) dhe investime në sektorin energjitik”, shprehet përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri.