☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.85 ▲1.95%
ARI 4,073 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,786 ▲ +0.68% ETH $2,340 ▲ +0.54% XRP $1.3158 ▲ +0.25% SOL $101.6100 ▲ +0.94%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.85 ▲1.95 % ARI 4,073 ▼0.03 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.85 ▲1.95 % ARI 4,073 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Eksperti i sigurisë: Hetimet dëshmojnë se sulmi në Ibër-Lepenc ishte pjesë e një veprimtarie të organizuar

Eksperti i sigurisë, Avi Islami, ka deklaruar se procesi gjyqësor për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit po shkon drejt një epilogu ligjor, duke vlerësuar se provat e paraqitura nga Prokuroria Speciale mbështesin fuqishëm aktakuzën.

Përmes një reagimi publik, Islami tha se provat e administruara nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, dëshmojnë në mënyrë bindëse fajësinë e të akuzuarve.

Sipas tij, gjatë paraqitjes në gjykatë, prokurori Kodraliu ka shfaqur besim të plotë në rast, duke u mbështetur në fakte konkrete të mbledhura gjatë hetimeve.

Islami theksoi se hetimet e zhvilluara deri më tani tregojnë se sulmi në Ibër-Lepenc nuk ishte një incident i izoluar, por pjesë e një veprimtarie më të gjerë.

Ai shtoi se, sipas Prokurorisë, Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç në organizimin, përgatitjen dhe trajnimet për realizimin e këtij sulmi, duke e lidhur atë me një seri veprimesh të koordinuara kundër sigurisë dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Eksperti i sigurisë vlerësoi gjithashtu përfshirjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në hetim, duke theksuar se angazhimi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) i jep procesit kredibilitet të lartë.

Sipas Islamit, gjatë ditëve në vijim, me administrimin e dëshmive të tjera, pritet të zbardhet e vërteta e plotë për sulmin në Ibër-Lepenc dhe rasti të marrë epilogun e merituar në shërbim të drejtësisë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.