Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.66 ▼1.11%
ARI 4,369 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,928 ▼ -2.02% ETH $2,405 ▼ -3.54% XRP $1.2942 ▼ -7.91% SOL $97.1000 ▼ -4.06%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.66 ▼1.11 % ARI 4,369 ▲0.84 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.66 ▼1.11 % ARI 4,369 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet rriten për herë të parë në gusht, bien 5.3% për 8-mujorin

Eksportet kanë shënuar një rritje prej 6.8% në muajin gusht, në raport me të njëjëtn periudhë të një viti më parë, duke shënuar të parin muaj pozitiv përgjatë 2016-s. Ngadalësimi i rënies së grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji” është faktori kryesor që ka ndikuar në këtë tendencë.

Megjithatë, për 8-mujorin, eksportet kanë shënuar një rënie prej 5.3%, duke arritur në 156.5 miliardë lekë. Në këtë rënie kanë ndikuar performanca e dobët e grupeve “minerale, lëndë djegëse dhe energji” dhe “materiale ndërtimi e metale”, ndërsa pozitivisht kanë dhënë efekt grupi i “tekstile e këpucë” dhe “ushqime, pije e duhan”.

Eksportet e tekstileve e këpucëve u rritën me 21% për 8-mujorin, duhe arritur në gati 71 miliardë lekë. Prej një viti, ky është grupi më i madh i eksporteve në Shqipëri, me 45% të totalit. Tekstilet dhe këpucët kanë si avantazh kryesor koston e ulët të fuqisë punëtore, ndërsa vlera e shtuar e tij është e ulët. Rritja e kostove (energjia, taksat direkte  indirekte, paga minimale etj.) pritet ta bëjnë këtë industri jo shumë konkurruese në afatin e mesëm.

Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, që patën lulëzimin e tyre deri në muajt e parë të 2015-s kanë shënuar një rënie prej 38% me bazë vjetore, në rreth 29 miliardë lekë, si rrjedhojë e koniunkturës së pafavorshme ndërkombëtare në çmimet e naftës. Ky është grupi i dytë më i madh i eksportuar, me 18% të totalit. Megjithatë, ritmet e rënies së këtij grupi janë ngadalësuar, pasi efekti i çmimit të ulët po ezaurohet tashmë, teksa prej një viti çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar janë tashmë të ulëta, në nivelin e 40-50 dollarë për fuçi. Në gusht, ky grup ra me 11.7%.

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, ranë me 20%, në 20 miliardë lekë. Ky është grupi i tretë më i madh i eksporteve, me 13% të totalit. Ecuria negative e tij erdhi pas falimentimit të prodhuesit të çelikut, Kurum, në shkurt të këtij viti. Megjithatë edhe në gusht ky grup u përmirësua, duke u rritur me 9.1%.

Me ecuri pozitive është grupi i ushqime, pije e duhan, që u zgjerua me 23% në 15 miliardë lekë. Pesha e këtij grupi ka arritur në 10% të totalit, nga 8% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Grupet e tjera janë të vogla dhe nuk po arrijnë që të rriten apo diversifikohen, duke e lënë vendin të varur nga eksportet e krahut të lirë të fuqisë punëtor (fasoni) dhe e shitjes së pasurisë natyrore (minerale, lëndë djegëse energji).

Eksportet rriten në gusht

Sipas INSTAT, Në muajin gusht 2016, eksportet e mallrave arritën vlerën 16 mld lekë, duke u rritur me 6,8% në krahasim me gusht 2015 dhe duke u ulur me 27,1% në krahasim me korrik 2016. Importet e mallrave në muajin korrik 2016 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 14,3% në krahasim me gusht 2015 dhe duke u ulur me 8,4% në krahasim me Korrik 2016. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 19,0 % krahasuar me gusht 2015 dhe me 6,9 % në krahasim me korrik 2016.

Rritja vjetore e eksporteve prej 6,8% këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,4 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” kanë kontribuar me +1,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,3 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.