Ekspozita e trashëgimisë kulturore në Berat
Në prag të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat prezantoi në hapësirat publike të qytetit një ekspozitë me pamje nga brendësitë e banesave beratase, objektet e kultit dhe ikonat e Onufrit, vëllezërve Çetiri dhe piktorëve anonimë.
Në hyrje të shëtitores, me Mangalemin si sfond, trashëgimia kulturore u ekspozua sot nën qiell të hapur, duke e kthyer qytetin në një muze të gjallë në natyrë. Ekspozita ka ngjallur interesin e turistëve, të cilët edhe gjatë muajit shtator vazhdojnë të jenë të shumtë në Berat, duke u ndalur për të njohur nga afër historinë, artin dhe pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit.
Ky ishte një takim i veçantë me historinë, artin dhe identitetin e Beratit, aty ku trashëgimia jeton dhe bashkëbisedon çdo ditë me vizitorët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.