⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,676 ▼0.88%
DOW 51,501 ▼0.63%
NASDAQ 26,748 ▼1.18%
NAFTA 94.53 ▲2.29%
ARI 4,157 ▼3.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,011 ▼ -1.85% ETH $2,669 ▼ -0.76% XRP $1.4897 ▼ -1.93% SOL $118.3400 ▼ -2.94%
S&P 500 7,676 ▼0.88 % DOW 51,501 ▼0.63 % NASDAQ 26,748 ▼1.18 % NAFTA 94.53 ▲2.29 % ARI 4,157 ▼3.8 % S&P 500 7,676 ▼0.88 % DOW 51,501 ▼0.63 % NASDAQ 26,748 ▼1.18 % NAFTA 94.53 ▲2.29 % ARI 4,157 ▼3.8 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi G�

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te situata e krijuar rreth Shërbimit Informativ të Shtetit dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai e cilësoi çështjen e SHISH si një ngjarje me peshë të veçantë për shtetin shqiptar, duke theksuar se pasojat e saj lidhen edhe me marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas ish-presidentit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk është një strukturë që mblidhet në mënyrë të shpeshtë, por thirret nga Presidenti në raste kur zhvillimet kanë një rëndësi të veçantë.

”Këshilli i Sigurisë Kombëtare, në një farë mënyre konsiderohet si këshill në ndihmë të presidentit. Thirret nga presidenti dhe ai nuk mblidhet në mënyrë shumë frekuente, por në ngjarje të rëndësishme”, tha ai në ”News 24”.

Topi sqaroi se fakti që Këshilli nuk mblidhet për çdo zhvillim nuk do thotë se komunikimi institucional ndërpritet. Sipas tij, mbledhja e tij tregon se një çështje ka marrë një përmasë të rëndësishme publike dhe shtetërore.

Topi vuri theksin te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe te rëndësia e besueshmërisë së institucioneve shqiptare, veçanërisht në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s.

“Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ti mban komunikim të vazhdueshëm me partnerët. Edhe në rast se nuk ka gjë konkrete, nuk kam informacion konkret, por tek e fundit, fillon dhe bie rëndësia e kredibilitetit e partnerëve ndaj teje”.

Duke folur për mënyrën sesi zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Bamir Topi theksoi se diskutimet zhvillohen me dyer të mbyllura dhe se mënyra e komunikimit me publikun mbetet në diskrecionin e Presidentit.

Ai solli në vëmendje edhe një precedent nga koha kur ishte në krye të Presidencës, duke iu referuar tragjedisë së Gërdecit.

“Unë kam pasur një rast kur ndodhi ngjarja e Gërdecit, ku u mblodh Këshilli rreth një javë pas ngjarjes. Unë zgjodha t’i drejtohem publikut me një apel publik, dhe më pas punimet u zhvilluan me dyer të mbyllura”.

Në fund, Topi nënvizoi rëndësinë e debatit institucional gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë, duke argumentuar se prania e drejtuesve kryesorë të shtetit krijon mundësinë për një analizë të gjerë të situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.