☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,341 ▲ +0.02% ETH $2,061 ▲ +0.24% XRP $1.3015 ▼ -1.02% SOL $79.8400 ▼ -1.32%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Arte

Ekspozitë me vezët e Pashkës, artistët nga disa vende bëhen bashkë në Korçë

Një ekspozitë ndryshe është hapur në qytetin e Korçës. Me rastin e festës së Pashkës, artistë të huaj nga vende si Ukraina, Rumania dhe Polonia kanë sjellë vezët e tyre të dekoruara në një ekspozitë të veçantë në qytetin juglindor. Kuratorja Maria Shukulli jep dhe detaje se si u realizua kjo ide.

“Kjo është ekspozita e parë që ndodh jo vetëm në Shqipëri por e ne rajonin e Ballkanit, pasi kjo traditë është e përqendruar në Europë si Ukraine, Poloni, Rumani, aty ku grumbulluam vezët. Të veçantë e bën fakti që veza shfaq fillimin e ri, brenda këtij simboli fshihet botë e tërë. Diçka e vogël mban botë të tërë kuptimesh. U zgjodh Korça pasi të gjithë e dinë si festohen pashkët në Korçë, dhuratë për qytetin, tha Maria Shukulli. 

Mitropoliti i Korçës, hirësia i tij Anastasi tregoi se kuptimi i vezës flet mbi jetën, ashtu siç flet për jetën e ringjallur të Krishtit Jezus.

“Veza është simbol i jetës, i lyejmë të kuqe për të simbolizuar se nga varri I Krishtit nisi jetë e re dhe e gëzueshme. Ka tradita të shumta që e caktojnë si u vendos në këtë kuptim sot por dua të ngelemi tek gëzimi. Ashtu siç zogu çan vezën nga brenda e del jashtë, kështu Krishti doli jashtë nga varri e solli jetën e re”, u shpreh Mitropoliti i Korçës, hirësia i tij Anastasi. 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë, ndërsa synon të kthehet në një traditë për qytetin e Korçës./vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.