Ekspozoi dhe denoncoi shkeljet e City-t, aktivisti kërcënohet me vdekje
Rui Pinto, aktivisti dhe eksperti i sigurisë kibernetike, i cili arriti që të futej në sistemin e brendshëm të Manchester City prej ku edhe mori të gjitha të dhënat, të cilat provonin për shkeljet të bëra nga kjo shoqëri ka thënë sot se jeta e tij është në rrezik pasi ka marrë disa kërcënime.
Vetëm pak orë pasi u konfirmua zyrtarisht vendimi që e shpalli Manchester City-n fajtor, programi portugez i mbrojtjes së dëshmitarëve e njoftoi Pinto-n se mbrojtja e tij do të ndërpritej.
Pinto thotë se ka marrë kërcënime të shumta me vdekje dhe ka frikë nga një atentat i mundshëm.
Ai tani do të zhvendoset në një vendndodhje të pazbuluar brenda pak ditësh, për një periudhë të pacaktuar kohore. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.