Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës
Edhe pak orë kanë mbetur nga ndeshja që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Finlandën në Stadiumin Olimpik të Helsinkit.
Është një ndeshje mes dy skuadrave që kryesojnë grupin dhe për të cilat kjo sfidë do të përcaktojë shumë për ecurinë e tyre në këtë Nations League.
Kombëtarja kuqezi tashmë është gati teksa i ka mbyllur të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje ku marrja e 3 pikëve është shumë e rëndësishme.
Kombëtarja shqiptare shkon në këtë përballje si kryesuese e grupit C1 me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Finlanda është në vendin e dytë. Bjellorusia është me 1 pikë e San Marino në fund me 0 pikë.
Dhe me një situatë të tillë sfida e kësaj pasditeje merr një vlerë shumë të madhe. Në rast fitoreje, Kombëtarja shqiptare do të hidhte një hap të madh drejt vendit të parë, ndërsa në rast barazimi do të ruante dhe kontrollonte pozicionin e saj.
Kombëtarja shqiptare mund të sigurojë matematikisht që në dy ndeshjet e fundit vendin e parë, por fillimisht duhet që të fitojnë ndaj Finlandës dhe më pas ndaj San Marinos, ndërsa sfida mes Bjellorusisë dhe Finlandës do të duhet të mbyllet në barazimi.
Nëse do të kemi këtë kombinim rezultatesh, kuqezinjtë do të shkonin në 12 pikë dhe do të ishte e pamundur për ndjekësit që të përmbysnin këtë hendek në sfidat e mbetura.
Gjithsesi, tashmë vëmendja është te 90 minutëshi që do të nisë pas pak orësh me Kombëtaren shqiptare që ka shansin të vijojë me lojën e mirë dhe marrjen e rezultateve pozitive edhe pse kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë për kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.