☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,689 ▼ -1.93% ETH $2,685 ▼ -2.16% XRP $1.4872 ▼ -2.77% SOL $119.4000 ▼ -1.95%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Politika

“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, ku

Tryeza e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me aleatët opozitarë për reformën territoriale u shoqërua me debate dhe kritika për mënyrën se si është zhvilluar deri tani procesi.

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, i kërkoi Berishës një përfshirje më të madhe të partive aleate, duke pretenduar se ato janë mbajtur jashtë konsultimeve për hartën e re territoriale.

Ndoka kritikoi veçanërisht vendimin e opozitës për t’u përfshirë që në fazat e para në komisionet parlamentare, ndërsa tha se aleatët nuk kishin marrë informacion për procesin dhe nuk ishin bërë pjesë e dëgjesave të zhvilluara me mazhorancën.

“Është një gabim themelor që ne morëm pjesë në dy komisionet e rëndësishme që në hapat e parë. Ato dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes opozitës dhe mazhorancës. Nuk patëm informacion si parti aleate, as morëm pjesë në dëgjesa, nuk dinim fare”, deklaroi Ndoka.

Kreu i demokristianëve pati kritika edhe për propozimin e PD-së për hartën e re territoriale. Demokratët kanë hedhur në diskutim një variant me 100 bashki, por Ndoka e cilësoi këtë numër të pamjaftueshëm dhe kërkoi një numër më të madh njësish vendore.

“Edhe propozimi i PD-së për 100 bashki nuk është eficient, është një numër shumë i vogël. Italia ka rreth 8 mijë komuna, ku qeverisin edhe me 3 mijë banorë. Është më efikase kur ke njësi që zgjidhen direkt nga komuniteti”, tha ai.

Ndoka i kërkoi Berishës që konsultimi me aleatët të nisë më herët dhe të jetë më gjithëpërfshirës.

“Mirë do ishte që këto tryeza të ishin bërë më parë. Duhet bashkëpunim institucional që edhe të na informoni, ne kemi qenë në terr informativ”, i tha ai Berishës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.