🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,570 ▲0.38%
DOW 51,778 ▼0.4%
NASDAQ 25,379 ▲0.85%
NAFTA 96.64 ▲0.19%
ARI 3,929 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,778 ▲ +0.97% ETH $2,286 ▲ +1.45% XRP $1.2759 ▲ +2.06% SOL $93.4200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 % S&P 500 7,570 ▲0.38 % DOW 51,778 ▼0.4 % NASDAQ 25,379 ▲0.85 % NAFTA 96.64 ▲0.19 % ARI 3,929 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Ekstradohet nga Dubai në Irlandë një nga kriminelët më të rrezikshëm në botë, përfundon në burg

Një ndër kriminelët më të rrezikshëm në botë, Daniel Kinahan, ka kaluar natën e parë në një burg të Irlandës, pasi u ekstradua nga Dubai.

49-vjeçari, i konsideruar një ndër krerët e grupit kriminal të njohur si Karteli Kinahan, u paraqit në gjykatë për një seancë 13-minutëshe, në fund të së cilës u la në qeli deri më 5 tetor.

Një avion qeveritar irlandez që transportonte Kinahan u ul në Dublin mbrëmjen e së dielës dhe me të zbritur, Kinahan-it iu vunë prangat dhe iu komunikua akuza.

Prej aerodromit, ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie për në selinë e Gjykatës së Drejtësisë Penale të kryeqytetit irlandez.

Salla e gjyqit ishte e tejmbushur me gazetarë, gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë policie. Vetë Kinahan nuk kishte përfaqësim ligjor dhe me ironi i tha trupës gjykuese se nuk kishte kohë që të merrej me këtë punë.

Kinahana u arrestua në prill në Emiratet e Bashkuara Arabe. Fillimisht ai e apeloi ekstradimin, por përpjekjet e tij dështuan.

Agjencia Kombëtare e Antikrimit në Mbretërinë e Bashkuar e konsideronte Kartelin Kinahan përgjegjës për trafikimin e tonelatave kokainë dhe armëve të zjarrit nëpër botë, si dhe për një duzinë vrasjesh të kryera në Irlandë për shkak të përplasjes me bandat e tjera.

Por 49-vjeçari nuk kërkohej vetëm nga autoritetet irlandeze. Departamenti amerikan i Thesarit e kishte përshkruar organizatën kriminale të tij si ndër më të rrezikshmet në botë dhe në prill të 2022-shit, administrata amerikane e sanksionoi.

Irlanda ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që përfshin edhe Dubain. Ajo u nënshkrua në fund të 2024-s dhe hyri në fuqi në maj të 2025-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.