☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,506 ▼0.59%
DOW 52,207 ▼0.35%
NASDAQ 24,983 ▼1.07%
NAFTA 86.15 ▼0.81%
ARI 4,037 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,368 ▼ -2.25% ETH $2,040 ▼ -4.64% XRP $1.0653 ▼ -3.26% SOL $82.6100 ▼ -4.98%
S&P 500 7,506 ▼0.59 % DOW 52,207 ▼0.35 % NASDAQ 24,983 ▼1.07 % NAFTA 86.15 ▼0.81 % ARI 4,037 ▼1.89 % S&P 500 7,506 ▼0.59 % DOW 52,207 ▼0.35 % NASDAQ 24,983 ▼1.07 % NAFTA 86.15 ▼0.81 % ARI 4,037 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Ekzekutohet në Izrael në mes të ditës bosi i mafias kaukaziane, momenti kur qëllohet me armë pas koke

Yanis Yushbaev, i njohur për policinë për përfshirjen e dyshuar në botën e krimit, është vrarë me armë zjarri në një pikë karburanti pranë Cesareas në Izrael.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një person i afrohet Yushbaev dhe e qëllon në kokë nga një distancë shumë e afërt.

Ekipet e ndihmës së shpejtë të Magen David Adom mbërritën në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë 45-vjeçarit, i cili u transportua në Qendrën Mjekësore Hillel Yaffe në gjendje kritike, pa ndjenja dhe me nevojë për reanimim. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital.

MDA bëri të ditur se njoftimi për incidentin u mor në orën 15:51. Mjekët dhe paramedikët gjetën në vendngjarje një burrë pa puls dhe pa frymëmarrje, me plagë të rënda depërtuese.

Yushbaev, banor i Or Akiva, konsiderohej si bosi i mafias kaukaziane ndërsa nga policia si një prej objektivave më të spikatur dhe më të rrezikshëm të inteligjencës së Haderës dhe njësisë qendrore të Qarkut Bregdetar.

Në vitet e fundit, ai ishte arrestuar disa herë nën dyshimin për përfshirje në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë hedhjen e granatave drejt banesave dhe bizneseve në Hadera dhe Or Akiva, të shtëna me armë drejt banesave private dhe djegien e dhjetëra automjeteve.

Policia e Haderës ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa efektivët po mbledhin provat në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në vendngjarje mbërriti edhe Komisioneri i Policisë së Izraelit, Dani Levy.

Policia e ka cilësuar ngjarjen si në fazat fillestare të hetimit, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi autorin dhe motivin e ekzekutimit.

(Kliko për të parë Videon)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.