Kronika

Elbasan, evidentohen katër vatra të dermatozës nodulare

Megjithë masat e marra nga Ministria e Bujqësisë, sëmundja e kafshëve e përhapur Drejtoria e Bujqësisë së qarkut të Elbasanit bën me dije se janë marrë të gjitha masat për dezinfekimin e fermave dhe mbylljen e tregjeve, gjithashtu janë djegur dhe groposur kafshët e dyshuara të prekura. Por shefi i shërbimit veterinar u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë mish të pakontrolluar.

“Më shumë është dëmi ekonomik tek fermerët sesa rreziku tek njerëzit, por nuk duhet konsumuar mishi i kësaj kafshe të sëmurë. Fermeri e dallon shumë lehtë një kafshë të sëmurë, ne jemi gjithmonë aty për të dhënë asistencën dhe për të vepruar në mënyrë korrekte sipas ligjit”, deklaroi Fatmir Ozuni, shef i Shërbimit Veterinar në Elbasan.

Drejtoria e Bujqësisë u bën thirrje blegtorëve të njoftojnë menjëherë në rast të evidentimit të simptomave tek kafshët. Simptomat e dermatozës nodulare të gjedhit janë rritja e temperaturës së kafshës dhe në sipërfaqen e lëkurës krijimi i një lloj nyjeje që përhapet në krejt trupin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button