🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,154 ▲ +0.65% ETH $2,458 ▲ +0.96% XRP $1.3897 ▲ +0.27% SOL $105.1900 ▲ +1.58%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Boterori

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

AF Elbasani ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet e publikuara në media pas ndeshjes ndaj KF Vllaznisë, duke i cilësuar kategorikisht të pabazuara akuzat për shkelje të procedurave të organizimit të një ndeshjeje pa praninë e tifozëve, si dhe pretendimet për ushtrim dhune ndaj lojtarëve apo përfaqësuesve të skuadrës shkodrane.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare, klubi elbasanas sqaron se nga ana e stafit të AF Elbasanit apo personave nën përgjegjësinë e klubit nuk është ushtruar asnjë formë dhune.

Sipas AF Elbasanit, incidenti i regjistruar pas përfundimit të takimit është një ngjarje që klubi e dënon, ndërsa theksohet se edhe Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur publikisht për episodin në reagimin e saj zyrtar.

Klubi nënvizon gjithashtu se organizimi dhe zhvillimi i ndeshjes është kryer në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, duke pretenduar se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe masat e parashikuara për garantimin e sigurisë.

“AF Elbasani, në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, ka ndjekur me përpikëri procedurat dhe masat e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes”, thuhet në komunikatën e klubit.

Në reagimin e tij, AF Elbasani u është përgjigjur edhe akuzave të bëra në publik, duke kërkuar që çdo pretendim ndaj klubit të shoqërohet me fakte, prova apo materiale filmike konkrete.

Klubi shprehet i gatshëm të marrë masa në rast se do të provohet se persona nën përgjegjësinë e tij kanë shkelur rregullat.

“Nëse paraqitet një provë e tillë për shkelje nga persona nën përgjegjësinë e AF Elbasanit, klubi do të marrë menjëherë masat përkatëse”, thekson klubi.

Reagimi i AF Elbasanit vjen në një moment kur përplasjet dhe akuzat pas ndeshjes me Vllazninë kanë marrë vëmendje të konsiderueshme publike, ndërsa klubi elbasanas kërkon që debati të mbështetet në prova konkrete dhe jo në akuza të pabazuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.