Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar me shumicë votash propozimin për riorganizimin administrativo-territorial të qarkut, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me ato të Cërrikut dhe Belshit.
Vendimmarrja u realizua me 26 vota pro dhe 2 kundër nga anëtarët që morën pjesë në votim, pas dëgjesave publike ku nga 589 qytetarë pjesëmarrës, 516 prej tyre u shprehën pro këtij varianti.
Vëmendjen kryesore në sallë e mori reagimi i fortë i këshilltarit të mandatuar nga PSD, Erion Murataj, i cili mbajti një qëndrim prerë dhe kategorik kundër kësaj reforme territoriale.
Kundërshtimi i Muratajt u shoqërua me tensione fizike direkte brenda sallës në çastet përpara procedurës së votimit, ku ai ndërhyri drejtpërdrejt te aparaturat elektronike duke fikur disa prej tyre. Më pas, ndërsa tetë këshilltarë të Partisë Demokratike dhe një e Partisë së Lirisë u larguan nga salla, mbledhja vijoi me votimin që i dha dritën jeshile propozimit institucional për riorganizimin e rajonit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.