⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,707 ▲0.01%
DOW 51,367 ▼0.28%
NASDAQ 26,944 ▲0.03%
NAFTA 95.29 ▲3.4%
ARI 4,310 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,510 ▼ -0.02% ETH $2,697 ▲ +0.73% XRP $1.5275 ▲ +1.8% SOL $117.3100 ▲ +2.27%
S&P 500 7,707 ▲0.01 % DOW 51,367 ▼0.28 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 95.29 ▲3.4 % ARI 4,310 ▼0.2 % S&P 500 7,707 ▲0.01 % DOW 51,367 ▼0.28 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 95.29 ▲3.4 % ARI 4,310 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kosova

Avokatja Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare

Avokatja, Rudina Jasini e ka cilësuar Gjykatën Speciale si institucion “sui generis” dhe ka kritikuar bazën e saj ligjore dhe mënyrën e interpretimit të ligjit. Ajo tha se Specialja përbën një “precedent negativ” për drejtësinë ndërkombëtare penale.

Avokatja Rudina Jasini, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, ka kritikuar mënyrën e krijimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se ky institucion është “i paprecedent” në spektrin e drejtësisë ndërkombëtare penale.

Duke komentuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jasini tha se fillimisht duhet të analizohet në retrospektivë se çfarë përfaqëson ky institucion dhe cilat kanë qenë pasojat e veprimtarisë së tij.

“Së pari, ky institucion a përfaqëson vërtetë vullnetin e popullit të Kosovës. Së dyti, ngritja e këtij institucioni, a ishte një përgjigje të kërkesës për drejtësi të viktimave në Kosovë. Mendoj që në të dyja rastet përgjigjja është jo”, tha Jasini në Debat Plus.

Sipas saj, mënyra se si është krijuar institucioni ka qenë e veçantë, pasi fillimisht ishte konceptuar si një institucion gjyqësor i specializuar dhe i zhvendosur i Kosovës.

Jasini u ndal edhe te përfundimet e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ajo theksoi se të katër të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi sipas saj, Prokuroria nuk ka arritur të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një krimi kundër njerëzimit që kishte karakter sistematik, të gjerë dhe të përhapur në Kosovë.

Në anën tjetër, trupi gjykues i shpalli fajtorë për katër krime lufte: ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Për këto vepra, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Jasini e konsideroi ligjin mbi të cilin është ndërtuar dhe funksionon kjo gjykatë si një nga problemet kryesore të institucionit.

Ajo tha se kuadri ligjor parashikon zbatimin e së drejtës zakonore procedurale penale në përputhje me ligjin penal të aplikueshëm në ish-Jugosllavi, por sipas saj, në praktikë ka pasur interpretime të ndryshme nga trupat gjykues.

“Herë ligjin e Kosovës, ligjin që ka qenë në fuqi në atë kohë në Kosovë. Herë të drejtën zakonore penale procedurale. Dhe kjo ka sjellë një hapësirë shumë të gjerë trupit gjykues për të interpretuar”, tha ajo.

Sipas Jasinit, kjo hapësirë interpretimi ka shkuar edhe përtej mënyrës se si janë interpretuar çështje të ngjashme nga tribunale të tjera ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën.

“Gjykatë sui generis”

Jasini e përshkroi Dhomat e Specializuara si një institucion “sui generis”, duke argumentuar se pozita e tij është e veçantë në raport me gjykatat vendore dhe tribunaleve ndërkombëtare.

“Gjykata Speciale e Kosovës, ky institucion sui generis, është i paprecedent në gjithë spektrin e drejtësisë ndërkombëtare penale. Në fakt, de jure është një gjykatë lokale, por që i ka kapërcyer kufijtë jo vetëm të gjykatave lokale, por edhe kufijtë e gjykatave ndërkombëtare, tribunaleve ndërkombëtare”, deklaroi ajo.

Sipas saj, për shkak të kësaj natyre të veçantë dhe mënyrës së interpretimit të kuadrit ligjor, ky institucion përbën, në vlerësimin e saj, “një precedent negativ për të gjithë të drejtën ndërkombëtare penale”.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.