⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,707 ▲0.01%
DOW 51,367 ▼0.28%
NASDAQ 26,944 ▲0.03%
NAFTA 95.29 ▲3.4%
ARI 4,310 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,510 ▼ -0.02% ETH $2,697 ▲ +0.73% XRP $1.5275 ▲ +1.8% SOL $117.3100 ▲ +2.27%
S&P 500 7,707 ▲0.01 % DOW 51,367 ▼0.28 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 95.29 ▲3.4 % ARI 4,310 ▼0.2 % S&P 500 7,707 ▲0.01 % DOW 51,367 ▼0.28 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 95.29 ▲3.4 % ARI 4,310 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Politika

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti �

Ish-ministri i Brendshëm, Bajram Yzeiraj, ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Yzeiraj e cilësoi mënyrën e ndjekur si të nxituar, ku sipas tij, vendimi është marrë me “pasion politik”, ndërsa theksoi se duhej menduar edhe për pasojat që mund të kishte çështja për shtetin dhe institucionin.

Yzeiraj u ndal edhe te përgjegjësia e mundshme e kryeministrit, duke argumentuar se nëse ai nuk ka pasur dijeni për veprimet e pretenduara, nuk mund të mbahet përgjegjës për to.

Ish-ministri argumentoi gjithashtu se Prokuroria duhet të zbatojë Kodin e Procedurës Penale, por njëkohësisht të ketë parasysh edhe marrëdhëniet institucionale mes institucioneve të pavarura dhe qeverisë.

“Procedura e ndjekur dhe mënyra e veprimit më duket pasionante, e nxituar, sepse nuk duhej menduar vetëm për këtë zyrtar. Ky rast mund të ishte zgjidhur ndryshe dhe dëmi që mund t’i bëhej institucionit mund të ishte më i ulët. Edhe reagimi i saj shfrytëzoi rastin për të dhënë një pëllëmbë të fortë. Në gjykimin tim, ishin të tëra mundësitë që dhe SPAK të kryente detyrën dhe shteti dhe institucioni, në imazhin e vet, të mos pësonte këto dëme.

Është një vendim i nxituar dhe me pasion politik. Sekreti shtetëror i ka të listuara dokumentacionet me akt ligjor dhe nënligjor. Deri tani s’ka sekret shtetëror fare, për sekretin e hetimit je ti që procedon. Edhe përkrahja pas kryerjes së krimit është vepër penale, por mund të ishte e zgjidhur ndryshe. A ka pasur dijeni kryeministri, nëse ka pasur dhe si ka dhënë zgjidhje, i ka bërë një dëm shtetit. Nëse s’ka pasur dijeni, s’mund ta bëj me faj.

Prokuroria ka Kodin e Procedurës Penale, por bën dhe politikë penale. Gjykata Kushtetuese me qeverinë nuk merret vesh, qeveria me këto institucione janë të pavarura, këto marrëdhënie institucionale pa u futur në marrëdhëniet e punës, me çfarë syri e sheh SPAK-u qeverinë. Duhet të mendosh dhe për shtetin. Ato dy vepra janë kundërvajtje penale, thuaje tradhti kombëtare. Mos e përdor këtë masë sigurie që të përdorësh prova për Agasin, duke goditur figura të tjera; përdor prova për Agasin.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.