☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,733 ▲0.27%
DOW 52,613 ▲0.22%
NASDAQ 26,584 ▲0.6%
NAFTA 97.17 ▼0.66%
ARI 4,154 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,830 ▲ +2.36% ETH $2,473 ▲ +2.93% XRP $1.3576 ▲ +4.05% SOL $106.8100 ▲ +2.04%
S&P 500 7,733 ▲0.27 % DOW 52,613 ▲0.22 % NASDAQ 26,584 ▲0.6 % NAFTA 97.17 ▼0.66 % ARI 4,154 ▲0.28 % S&P 500 7,733 ▲0.27 % DOW 52,613 ▲0.22 % NASDAQ 26,584 ▲0.6 % NAFTA 97.17 ▼0.66 % ARI 4,154 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë

Deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi thotë se studentët duhet të distancohen nga protestat e dhunshme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Muzhaqi u shpreh se duhet të ndalet dhuna, pasi nuk është zgjidhje. Sipas saj, problematikat mund të zgjidhen vetëm duke dialoguar.

Muzhaqi shtoi se studentët nuk kanë asnjë listë me kërkesa konkrete.

“Ka qenë situatë e tensionuar për Tiranën gjatë këtyre ditëve. Dhuna nuk është normale, problematikat zgjidhen duke dialoguar. Nuk është zgjidhe që t’i themi jo dialogut. Të bëhemi bashkë që të diskutojmë bashkarisht. Sfidat dhe problematikat që të rinjtë kanë, t’i diskutojmë dhe t’i japim zgjidhje. Duhet të distancohemi nga dhuna. Të rinjtë duhet të jenë mësim. 1 në 5 të arrestuar kishin precedentë penalë. Të bën vërtet të shqetësuar për të rinjtë dhe të rriturit aty në shesh. Kërkesat që kanë të rinjtë janë shumë të drejta. Mendoj se është nga ato momentet kur populli shqiptar tregon sa inteligjent është, ku u kupton kush është aty për një kauzë apo jo. Fakti që kemi në disa vende të njëjtat situata, me të njëjtën tipologji sjelljesh, kjo është diçka që nuk është natyrale. Kur vjen puna te siguria e vendeve tona, kjo është një nga pikat më të vlerësuara nga BE.

Këto ditë kanë qenë një moment kur kemi pasur vonesa për negociatat. Nesër në seancë kemi një sërë ligjesh që lidhen me integrimin europian. Nuk duhet t’i japim fëmijëve shembullin e dhunës. Nuk duhet pranuar kurrë dhuna si një zgjidhje. Në çdo fushë të qeverisjes në Shqipëri, por edhe në botë, ka shumë problematika. Edhe në vendet e tjera të BE, studentët kanë kërkesa. Qeveria përpiqet që të japë zgjidhje. Nuk mendoj që kjo është arsyeja pse studentët ngrihen, sepse nëse do ishte kjo arsyeja, do kishte një listë kërkesash. Duke pasur kërkesa konkrete, mund të punojmë për këto kërkesa”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.