Elvis Plori ndjek Tomas Brdariç në Arabinë Saudite, shkodrani bëhet pjesë e stafit të tij
Aventurë arabe për trajnerin shkodran, Elvis Plori. Ai i është bashkuar së fundi stafit të Tomas Brdariç tek Al-Bukyriah FC në Arabinë Saudite, në rolin e ndihmëstrajnerit.
Plori dhe Brdariç kanë bashkëpunuar te Vllaznia vite më parë dhe tashmë do të bëjnë të njëjtën gjë edhe te skuadra arabe, pjesë e First Saudi Division League, niveli i dytë i futbollit në këtë vend. Për Plorin pa dyshim që është një lëvizje e rëndësishme në karrierë.
Deri pak kohë më parë Elvis Plori ishte trajner i Besëlidhjes, ndërsa Tomas Brdariç trajner i Malishevës në Kosovë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.