Kampionatin Ballkanik në Serbi/ Luiza Gega rikthehet ku e la, e artë në gjysmëmaratonë!
Mungesa dy vjeçare në kompeticionet ndërkombëtare të atletikës nuk ka ndikuar në formën e Luiza Gegës, e cila ka triumfuar të dielën (18 tetor) në garën që zhvilloi në Apatin të Serbisë.
Atletja e K.S. Tirana ka marrë vendin e parë në distancën e 21 kilometrave në Kampionatin Ballkanik.
Atletja konfirmon edhe një herë dominimin e saj në garat ballkanike, duke u ngjitur në majën e podiumit dhe duke i dhuruar një tjetër sukses ngjyrave bardheblu.
Ky është titulli i katërt ballkanik i artë në gjysmëmaratonë dhe medalja e 24-t e artë në total për Luiza Gegën në Kampionatet Ballkanike, një arritje që dëshmon talentin, përkushtimin dhe vazhdimësinë e saj në atletikë. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.