Juventusi në kaos/ Bremer dhe Spalletti sherr në distancë…
Humbja me Lazio-n ka nxjerrë në pah të gjithë pakënaqësitë mes protagonistëve kryesorë te Juvja. Pas humbjes së mbrëmshme Gleison Bremer përfitoi nga situata për të larguar përgjegjësinë nga vetja e për të sulmuar shokët e skuadrës.
“Nuk dua të drejtoj gishtin karshi askujt sepse secili ka karakterin e vet. Por në ekipin tonë disa lojtarë intimidohen nga vërshëllimat që vijnë nga shkallët e stadiumit. Disa prej lojtarëve kanë frikë e disa jo. Unë mund të bëj diçka më shumë, por s’mund të mbaj të gjithë të krah”, tha Gleison Bremer.
E menjëhershme ka qenë replika e trajnerit. “Më vjen mirë që ai bën analiza të tilla, por duhet të kuptojë se edhe ai vetë është brenda në fushë ashtu siç jam dhe unë”, tha Spalletti. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.