Kronika

Emergjencat e motit, humb jetën elektriçisti; mbyllen shkollat

Stuhia që përfshiu gjithë vendin shkaktoi viktimën e parë në Fier. Ai është 50-vjeçari Sabri Vriga, i cili është goditur nga rryma elektrike ndërsa po riparonte një defekt në fshatin Krujan.

Atij i ishte kërkuar që të rivendoste lidhjen elektrike. Kolegë të tij e dërguan me urgjencë në spital, por pa mundur ta shpëtojnë.

Ndërkohë, moti i keq dhe reshjet e shiut përmbyten akse nacionale.

Autostrada Tiranë-Durrës,  pasdite për shkak se niveli i ujit shkoi deri në lartësinë e trafik-ndarëses. Për këtë arsye policia devijoi trafikun në rrugët dytësore. Shumë mjete mbeten të bllokuara në rrugë, ndërsa niveli i ujit po rritet.

Edhe rruga drejt aeroportit pati probleme me trafikun. Disa biznese në zonë janë përmbytur. Edhe në Tiranë ka probleme me banesat e ulta, ndërsa për shkak të shikueshmërisë së ulët ndodhi edhe një aksident në zonën e Unazës së Re në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.

Rruga e Kombit në zonën e Milotit është bllokuar për një kohë të gjatë dhe sipas drejtuesve të automjeteve që ndodhen atje ka ndodhur edhe një aksident me pasojë tre të lënduar.

Në Gjirokastër pati probleme paradite në zonat malore me rrëshkitjen e dherave dhe bllokimin e rrugëve.

Në Shkodër, reshjet janë me intesitet më të ulët dhe vetëm në zonën e Anës së Malit ka probleme me përmbytjen e disa tokave.

Në Përmet banorët raportojnë një rritje të ndjeshme të nivelit të Vjosës. Reshjet në zonën e maleve të Pindit, ku ka burimin Vjosa janë në nivele shumë të larta, 80 milimetra për metër/katror, ndërsa ka shkrirë edhe dëbora. Kjo do të thotë se niveli i Vjosës gjatë së premtes do rritet ndjeshëm.

Në Fier ende nuk ka probleme, ndërsa janë duke u marrë masat për të përballuar vërshimin e ujrave në zonën e Vlorës, ku ka patur edhe disa evakuime nga zonat shumë pranë lumit.

Shtabet e emergjencës janë në gadishmëri, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Lumenjtë e mëdhenj po monitorohen.

Ministria e Arsimit urdhëroi mbydhjen e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve gjatë ditës së premte, ndërsa këshillohet që të shmangen udhëtimet edhe në zonat malore, ku rreziku vjen nga përrenjtë e vrullshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button