🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.79 ▼8%
ARI 3,955 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,854 ▼ -1.38% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2491 ▼ -0.06% SOL $91.7200 ▼ -2.75%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.79 ▼8 % ARI 3,955 ▲1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.79 ▼8 % ARI 3,955 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Dhunimi i kamerierit nga djemtë dhe dhëndri i pronarit të lokalit në Golem, Policia zbardh detajet dhe dinamikën! Pa

Policia ka publikuar fakte të tjera lidhur me dhunimin e një të riu në Golem, teksa xhaxhai i tij më pas tentoi hakmarrjen për të vrarë tre agresorët që i bënë nipin për spital, por blutë e parandaluan.

Djemtë dhe dhëndri i pronarit të hotelit dhunuan kamerierin për pagesën dhe xhaxhai shkoi me kallashnikov për t’u hakmarrë.

Ngjarja e rëndë kriminale është parandaluar dy netë më parë në zonën e Malit të Robit në Golem, pas një konflikti në një hotel që rrezikoi të përshkallëzohej në një përplasje me armë zjarri.

Shkak është bërë dhunimi i 18-vjeçarit Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit. Sipas hetimeve paraprake, i riu është dhunuar pas një konflikti për pagesën e punës së kryer.

Për dhunimin e 18-vjeçarit janë arrestuar Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Personi tjetër i përfshirë, 36 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, personat e dyshuar për dhunimin e 18-vjeçarit janë pjesëtarë të familjes së pronarit të hotelit. Florian Habilaj dhe Arbër Habilaj janë djemtë e pronarit, ndërsa personi tjetër është dhëndri i tij. Enold Dragoti është shoku i tyre.

Pas dhunimit, Genti Nela u dërgua në Spitalin e Kavajës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, teksa policia po kryente veprimet në hotel, mori informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, 47-vjeçari Melison Nela, ishte armatosur dhe po shkonte drejt hotelit, me qëllim hakmarrjen ndaj personave që kishin dhunuar nipin.

Policia ndërhyri menjëherë dhe ndaloi automjetin e 47-vjeçarit në afërsi të hotelit. Gjatë kontrollit, në një çantë shpine u gjet një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Hetimet zbuluan edhe një tjetër element: pas konfliktit, vendngjarja ishte pastruar, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Melison Nela u arrestua në flagrancë për armën dhe municionin, ndërsa policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe veprimet e secilit prej personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.