☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.71 ▼4.24%
ARI 3,907 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▼ -0.17% ETH $2,288 ▲ +0.67% XRP $1.2485 ▼ -0.78% SOL $94.1300 ▼ -1.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Plagosja e trefishtë me thikë në Sarandë, arrestohen 2 nga autorët e dyshuar! Dy nga të plagosurit janë vëllezër

Pas plagosjes së 3 të rinjve me thikë mbrëmjen e djeshme në Sarandë, Policia njoftoi sot (17 shtator) se ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Të plagosurit janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj. Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.

Pas hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është edhe 19-vjeçari Andi Saliaj, i cili ishte mes të plagosurve.

Në pranga kanë rënë Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ndërkohë, 19-vjeçari Eduard Bajrami është shpallur në kërkim.

Dy të arrestuarit akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së konfliktit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.