☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,748 ▲0.49%
DOW 53,991 ▲0.2%
NASDAQ 26,614 ▲1.01%
NAFTA 78.33 ▲1.35%
ARI 4,388 ▲2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,760 ▲ +0.03% ETH $1,910 ▼ -0.31% XRP $1.0181 ▼ -2.82% SOL $73.4800 ▲ +0.01%
S&P 500 7,748 ▲0.49 % DOW 53,991 ▲0.2 % NASDAQ 26,614 ▲1.01 % NAFTA 78.33 ▲1.35 % ARI 4,388 ▲2.06 % S&P 500 7,748 ▲0.49 % DOW 53,991 ▲0.2 % NASDAQ 26,614 ▲1.01 % NAFTA 78.33 ▲1.35 % ARI 4,388 ▲2.06 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

Vetëm pesë ditë pas operacionit të bujshëm në Sarandë ku u godit një grup i armatosur që dyshohej se po përgatiste një atentat të porositur, Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar.

Tre prej tyre janë liruar me masë më lehtësuese, arrest shtëpiak, pasi nuk janë siguruar prova shtesë për implikim. Vetëm dy u mbajtën në paraburgim me masën “arrest me burg”.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Kajën dhe Sidorel Morisenin, ndërsa për Vitrin Hoxhën, Franko Bobjan dhe Vionis Pokën caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Ata u kapën mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë, në posedim të armëve të zjarrit dhe dyshohet se ishin përgatitur për vrasje.

Para gjyqtarit Mexhit Doci u paraqitën:

Alfred Kaja, 26 vjeç, dhe Sidorel Moriseni, 33 vjeç, të dyshuar për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, si dhe Vitrin Hoxha, 21 vjeç, Franko Bobja, 22 vjeç, dhe Vionis Poka, 31 vjeç, të dyshuar për “moskallëzim të krimit”.

Të 5 të arrestuarit në Sarandë rezultuan me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia tha se kishte dyshime të forta se ishin organizuar për të ekzekutuar një person në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sipas hetimeve, Kaja dhe Moriseni u kapën duke poseduar dy pistoleta, njëra prej të cilave ishte e pajisur me silenciator, ndërsa tre të rinjtë e tjerë ndodheshin në shoqërinë e tyre.

Por deklarimet e të arrestuarve gjatë hetimeve dhe në gjykatë nuk mbështetën dyshimet për përgatitje të një vrasjeje.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pesë të rinjtë, të cilët nuk kanë precedentë të theksuar penalë, dyshohet se mund të jenë përfshirë në një aferë të shitblerjes së armëve të zjarrit. Ata janë banorë të zonave të ndryshme të Tiranës dhe Rrogozhinës, përfshirë Shkozën, Rreth Grethin dhe Kazien.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.