🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,766 ▲0.11%
DOW 53,932 ▼0.19%
NASDAQ 26,700 ▲0.04%
NAFTA 80.64 ▲3.15%
ARI 4,383 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,780 ▼ -0.64% ETH $1,900 ▼ -1.25% XRP $1.0303 ▼ -0.9% SOL $76.6000 ▼ -0.07%
S&P 500 7,766 ▲0.11 % DOW 53,932 ▼0.19 % NASDAQ 26,700 ▲0.04 % NAFTA 80.64 ▲3.15 % ARI 4,383 ▼0.38 % S&P 500 7,766 ▲0.11 % DOW 53,932 ▼0.19 % NASDAQ 26,700 ▲0.04 % NAFTA 80.64 ▲3.15 % ARI 4,383 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstrad

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 14 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Ëanted 37”, të finalizuar nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Durrës.

Bëhet fjalë për Kastriot Dyrmishin, alias Kastriot Dermishin, 43 vjeç, banues në Durrës, i cili u lokalizua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17/1 të qytetit.

Sipas të dhënave të Policisë, Dyrmishi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Firences në Itali.

Kjo gjykatë e ka dënuar me 14 vite burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

“Nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane, 43-vjeçarit i kanë mbetur ende për të vuajtur 12 vite, 9 muaj e 24 ditë burgim. Lokalizimi dhe arrestimi i tij është bërë pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, përmes Interpol Tiranës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas arrestimit, Dyrmishi është vendosur në procedurë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e 43-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.