EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen
Interpoli ka ekstraduar Ardit Gjokrosën nga Gjermania drejt Shqipërisë (28 tetor).
Ai ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi” pasi akuzohet për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për vrasjen e Hamza Terziut në 2020-ën.
Gjokrosa akuzohet gjithashtu për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.