⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzo

Zbardhet shkaku i incidentit të ndodhur në një lokal në Mullet të Tiranës dhe që për fat të mirë nuk pati viktima nga të shtënat në ajër.

Një debat për një gotë alkool dyshohet se ka qenë motivi i krimit që çoi në pranga 53-vjeçarin e dyshuar që kanosi kamerierin e lokalit pse refuzoi porosinë për një teke raki.

Fatjon Çeliku, banor i fshatit dhe klient i lokalit, kishte shkuar në ambientin ku ndodhej edhe 23-vjeçari me inicile A.H.

Teksa shërbente në këtë biznes familjar dhe kishte kërkuar të konsumonte alkool. Por i riu nuk pranoi t’i shërbente, pasi Çeliku njihej në zonë si person problematik.

Refuzimi solli një debat mes tyre. Pas konfliktit, 53-vjeçari u largua nga lokali dhe shkoi në banesën e tij, ku dyshohet se mori një pistoletë që e posedonte pa leje.

Pak më vonë, Çeliku u rikthye pranë lokalit ku ndodhej 23-vjeçari dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, dyshohet me qëllim kanosjen e të riut.

Pas njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan menjëherë në vendngjarje. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua përshkallëzimi i konfliktit dhe 53-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe pistoletën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.