☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,583 ▲0.55%
DOW 51,873 ▼0.21%
NASDAQ 25,401 ▲0.94%
NAFTA 95.71 ▼0.78%
ARI 3,944 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,380 ▼ -0.06% ETH $2,287 ▲ +0.65% XRP $1.2737 ▲ +1.95% SOL $93.0700 ▼ -0.51%
S&P 500 7,583 ▲0.55 % DOW 51,873 ▼0.21 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 95.71 ▼0.78 % ARI 3,944 ▼0.64 % S&P 500 7,583 ▲0.55 % DOW 51,873 ▼0.21 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 95.71 ▼0.78 % ARI 3,944 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRI/ Shfrytëzonte vajza nga Europa Lindore për prostitucion, prangoset në Dibër i dënuari me 9 vite burg në Itali, do eks

Policia e Shtetit njoftoi sot (18 shtator) se Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është kapur në Peshkopi, në kuadër të operacionit “Fast”.

40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 9 vite burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e Policisë së Shtetit dhe autoritetet homologe italiane.

Njoftimi i Policisë:

“Policia e Shtetit. Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës e operacionit të koduar “Fast”.

Kapet në Peshkopi, 1 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali, me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në vijim të bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u kap në Peshkopi dhe u arrestua shtetasi:

-Gëzim Dani alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 15.11.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, sepse ka shfrytëzuar vajza nga Evropa Lindore, për prostitucion, në zonën e Napolit, në vitin 2009.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.