🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,058 ▲ +1.56% ETH $2,168 ▲ +1.27% XRP $1.4152 ▲ +0.6% SOL $91.5100 ▲ +1.88%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Ende i paqartë fati i organizatorit të sulmeve të Parisit

Prokurori i Parisit tha sot se është ende e paqartë nëse personi i dyshuar si “organizatori” i sulmeve terroriste të javës së kaluar është vrarë në ndërtesën ku policia kreu një bastisje sot në mëngjes në rrethinat e Parisit, duke menduar se ai fshihej atje.

Policia hyri me forcë në ndërtesën në Saint-Denis dhe arrestoi tetë persona, por 27 vjeçari Abdelhamid Abaaoudm një belg me origjinë marokene që ishte krenuar për muaj me radhë për aftësinë e tij për t’iu shpëtuar autoriteteve, nuk ishte mes tyre.

Agjencitë perëndimore të zbulimit kanë muaj që e kërkojnë Abaaoudin, por ai ka arritur të shmanget, duke thënë se mund të qarkullonte pa u diktuar mes Sirisë dhe Evropës. Familja e tij ka shprehur indinjatën dhe motra e tij, Yasmina u shpreh se “lutej që Abdelhamid” vërtet të kishte vdekur, kur dolën njoftimet që më pas dolën të pavërteta, se ai ishte vrarë në Siri duke luftuar në radhët e Shtetit Islamik, para një viti.

Autoritetet franceze e kanë identifikuar atë si organizatorin kryesor të sulmeve me bombë dhe armë në sallën e koncertit në Paris, në një stadium futbolli dhe restorante dhe bare, ku gjetën vdekjen 129 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.