☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,343 ▼0.41%
DOW 45,254 ▲0.19%
NASDAQ 20,778 ▼0.81%
NAFTA 103.14 ▲3.51%
ARI 4,545 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,518 ▲ +0.11% ETH $2,028 ▲ +1.52% XRP $1.3248 ▲ +0.1% SOL $82.4800 ▲ +0.83%
S&P 500 6,343 ▼0.41 % DOW 45,254 ▲0.19 % NASDAQ 20,778 ▼0.81 % NAFTA 103.14 ▲3.51 % ARI 4,545 ▲0.46 % S&P 500 6,343 ▼0.41 % DOW 45,254 ▲0.19 % NASDAQ 20,778 ▼0.81 % NAFTA 103.14 ▲3.51 % ARI 4,545 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia, BB autorizon KESH të përdorë kredinë 23 mln euro

Banka Botërore ka autorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të përdorë fondin 23 milionë euro për të blerë energji nga importi. Menjëherë pas autorizimit, KESH hapi zyrtarisht tenderin, duke i bërë thirrje kompanive private të paraqesin ofertat.
Sipas kërkesës zyrtare, Korporata kërkon të blejë 126 mijë megavat energji për periudhën nga 1 deri më 30 shtator. Megjithatë, kjo përbën vetëm një pjesë të importit, që nevojitet për të plotësuar konsumin total.
Sipas burimeve nga Operatori i Shpërndarjes, edhe për muajin e ardhshëm nevojitet një sasi importi thuajse e barabarte më atë që u ble në gusht, pra rreth 400 mijë megavat. Rrjedhimisht, pjesa tjetër do të blihet nga vet OSHEE.
Në dy muajt e fundit, korrik dhe gusht, Shqipëria ka importuar mbi 50 milionë euro energji elektrike për të përballuar rënien e prodhimit vendas, si pasojë e thatësirës. Deri tani, e gjithë fatura është përballuar nga vet fondet e OSHEE-së, ndërsa në dy muajt e ardhshëm pritet që një pjesë të paguhet nga vet KESH.
Në vitin 2014, kur nisi programi i rimëkëmbjes së sektorit të energjisë, qeveria nënshkroi një kredi rreth 150 milionë dollarë me Bankën Botërore për të financuar reformën. Pjesë e paketës ishte edhe një kredi rreth 23 milionë euro për të blerë energji, në rast situate të jashtëzakonshme, nëse për shkak të rënies së prodhimit vendas KESH nuk do të përmbushte dot detyrimin për furnizmin e OSHEE-së në masën e caktuar nga Enti Rregullator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.