🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.92 ▲1.24%
ARI 4,493 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,982 ▼ -4.98% ETH $1,866 ▼ -6.19% XRP $1.2300 ▼ -3.16% SOL $74.5400 ▼ -6.77%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.92 ▲1.24 % ARI 4,493 ▼0.59 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.92 ▲1.24 % ARI 4,493 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

“EPOKA E KONSUJVE…”, postromani i ri i prof. Bajram Kosumit

Tashmë është në duart e lexuesit postromani i ri i Bajram Kosumit "Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera".

Tashmë është në duart e lexuesit postromani i ri i Bajram Kosumit “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera”.

Libri trajton identitetin shqiptar dhe ballkanas në raport me Literaturën Konsullore, si quhet letërsia dokumentare e udhëpërshkruesve, filologëve, gazetarëve etj., deri edhe te letrat zyrtare të konsujve të shumtë perëndimorë në qytetet shqiptare dhe ballkanase.

Duke shkruar me shkas dhe, të shumtën pa ndonjë qëllim shkencor, ata arritën me tekstet e tyre të krijojnë një themel jo të sigurt mbi të cilën sot shkruhet historia e shqiptarëve dhe e Ballkanit. Ata i shohin shqiptarët dhe ballkanasit si Tjetrin, sipas paradigmave të studimeve kulturore angleze.

Është një analogji e qartë midis epokës së konsujve dhe epokës së inteligjencës artificiale, në të cilën shumësia i informacionit në internet e paragjykon të vërtetën.

Kjo analogji kuptohet edhe më mirë pasi ngjarjet në libër fillojnë kah mesi i shekullit XIX dhe përfundojnë në vitin 2025 dhe brenda këtij kuadri përfshihen personazhe historike e imagjinare, ngjarje historike të letrarizara dhe të shikuara nga perspektiva e Literaturës Konsullore.

Recensentët e librit Merxhan Avdyli, Marisa Kërbizi dhe Ismail Syla e theksojnë origjinalitetin e librit, si në zhanër, në tematikë dhe në ligjërimin autentik të Kosumit, të shfaqur më parë te Enciklopedia imagjinare (2024) dhe spikasin se “epoka e konsujve… nuk është vetëm një periudhë historike, por një gjendje e vazhdueshme mendore…”.

Libri ka 225 faqe dhe gjendet te libraria Artini në Prishtinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.