🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,698 ▼0.58%
DOW 51,563 ▼0.51%
NASDAQ 26,887 ▼0.67%
NAFTA 92.84 ▲0.47%
ARI 4,168 ▼3.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,612 ▼ -0.96% ETH $2,681 ▼ -0.21% XRP $1.4987 ▼ -1.27% SOL $119.0400 ▼ -2.29%
S&P 500 7,698 ▼0.58 % DOW 51,563 ▼0.51 % NASDAQ 26,887 ▼0.67 % NAFTA 92.84 ▲0.47 % ARI 4,168 ▼3.55 % S&P 500 7,698 ▼0.58 % DOW 51,563 ▼0.51 % NASDAQ 26,887 ▼0.67 % NAFTA 92.84 ▲0.47 % ARI 4,168 ▼3.55 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kur

Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje dhe replika mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve.

Drejtori i Financave në Ministrinë e Financave, Fran Brahimi, argumentoi se bashkimi i disa bashkive mund të sjellë kursime dhe të krijojë më shumë mundësi për investime.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e vuri në pikëpyetje këtë argument duke kërkuar të dhëna konkrete për performancën e bashkive dhe numrin e punonjësve ndër vite.

Debati u shoqërua me replika mes Korreshit dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me motivet dhe efektet e reformës, informon TCH.

Në fund, Manja i dha fund diskutimit dhe vijoi me rendin e ditës.

Debati:

Brahimi: Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015 shpenzoheshin 130 milionë euro. Largimi i shërbimeve, 80-90% e tyre janë burokratike. Shërbimi publik gjendet nga celulari. Ulet kostoja dhe ofrohet shërbimi. Nëse bashkohen bashkë këto bashki që janë sugjeruar kursimi është mbi 30%. Shpenzimet për paga dhe dieta kthehen në investime.

Korreshi: Ky po tall by*ën. Jo ore, është duke tall by*ën ai. Unë të pyeta kush ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?

Brahimi: Divjaka sigurisht. Tentativa për të shkuar në një ekonomi shkalle kursen para që shkojnë për investime të tjera. Pjesa më e madhe e shërbimeve do të jenë digjitale.

Korreshi: Cila nga bashkitë ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?

Brahimi: Ta thashë, Divjaka patjetër.

Korreshi: Numri i punonjësve nga 2015-ta është shtuar apo ulur?

Brahimi: Është rritur me mbi 20 mijë punonjës. Mbi 14 mijë janë rritur nga shtimi i kompetencave. Mbi 5 mijë është rritja neto e punonjësve. Shkak shtimi i aseteve, kompetencave, punëve publike.

Manja: Nuk e ulni dot Franin ju se është aty që nga 1997-ta. Ka qenë aty edhe në kohën tuaj.

Korreshi: Faleminderit i nderuar z.kryetar se kjo reformë se sipas të dhënave të Maznikut, është bërë vetëm për të grumbulluar votat për PS, si e si t’i mblidhni mekanikisht duke shumëzuar dhe hequr bashkitë me prirje të djathtë. Natën e mirë dhe mirupafshim!

Manja: Me nder qofsh, vazhdojmë me rendin e ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.