Rajoni

Erdoani viziton Iranin, bisedime për vendosjen e një armëpushimi në Jemen

Pavarësisht tensioneve të mëdha mes dy vendeve, pasojë e konflikteve në Siri e Jemen, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ka ndaluar për një vizitë në Iran, ku ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

erdogani-iran-rajoniErdoani bisedoi së pari me homologun iranian Hasan Ruhani e pas tij, edhe me liderin suprem të Republikës Islamike, Ajatollahun Ali Kamenei.

Mediat turke thonë se me Ruhanin, Erdoani ka rënë dakord mbi domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Jemen.

Disa ligjvënës iranianë kishin kërkuar që vizita të anulohej për shkak se presidenti turk ka mbështetur publikisht fushatën ajrore nën drejtimin saudit në Jemen kundër rebelëve shiitë huthi, të cilët gëzojnë mbështetjen e Iranit e deri më tani kanë marrë nën kontroll disa pjesë të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button