Bota

Erdoğan: Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së urës “Yavuz Sultan Selim”, dje, më 26 gusht 2016,  u shpreh se “Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull. Sepse ngritja në nivelin e lartë të civilizimit bashkëkohor nuk bëhet me fjalë, por me vepra”.

“Kjo urë është një urë pionier në botë, ku në fushën e saj ajo ka cilësinë që ofron kalimin e automjeteve me rrota ashtu edhe atë të hekurudhës. Ne do të jemi krenarë për këtë urë. Emrat tanë do të përmenden më këto vepra dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të tilla”, ka theksuar në fjalën e tij Erdoğan.

Ai duke theksuar më tej se “Kemi përgatitje të reja dhe me shpresën e Allahut do të përfundojmë edhe përgatitjet e ‘Kanal Istanbul’, u shpreh se “Edhe kjo nuk do të mjaftojë. Tani edhe Çanakalasë (Dardaneleve) i duhet një gjerdan, ku ne po bëjmë përgatitjet e urës së Çanakalasë. Shpresojmë që me të gjitha këto Turqia të vihet në një pozicion ndryshe. Pse nuk të na përballojnë? Pse na kanë zili? Ja për shkak të këtyre.”

“Turqia po përparon hap pas hapi drejt objektivave të saj”

Në fjalën e tij Erdoğan ka shtuar se “Turqia me ndërtimet e përfunduara, me ato në ndërtim dhe me projektet që do të fillojnë po përparon hap pas hapi drejt objektivave të saj. Të gjithë treguesit në ekonomi pavarësisht situatave të rrezikshme po ecin pozitiv, pavarësisht se është një vit me vështirësi ato kanë drejtimin pozitiv.”

“15 korriku, dita ku u prish loja e ripërsëritur me dhjetëra herë”

“Për të prishur unitetin dhe bashkimin tonë në çdo periudhë në mesin e popullit tonë është kërkuar të mbillen fara keqbërëse. Këto fara të këqija herë pas here kanë qenë nxitëse për ngatërresë Alevi-Sunnite, herë pas here turk-kurdë, dhe i majtë i djathtë. Konceptet kanë ndryshuar, por qëllimet kanë mbetur të njëjtat. Ne kemi vuajtur shumë në të kaluarën për këto arsye. Kanë nxitur vëllain kundër vëllait, i kanë bërë armiq me njëri-tjetrin, dhe teksa ne kemi qëlluar njëri-tjetrin ata kanë fërkuar duart. Dhe ne gjithmonë kemi mbetur me lotët, gjakun dhe zemrën e ndrydhur. 15 korriku është dita ku u prish loja e ripërsëritur me dhjetëra herë për kohë të gjata”, ka theksuar Erdoğan.

Duke folur për sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Gaziantep Presidenti Erdoğan tha se “Ditën e diel do të vizitoj qytetin Gaziantep, për ngushëllime, për të përkujtuar dëshmorët tanë atje. Nëse një lider fshihet pas gurit, ushtria, populli fshihet pas malit. Kjo është një thënie e mençur.”

Erdoğan ka theksuar se “Nëse vërejmë që nga sot e prapa ne jemi një pozitë gjeografike në vazhdimësi njëmijë vjeçare, si një popull me traditë 2 mijë e 200 vjeçare ushtarake dhe si shtet, me një qytetërim 1 mijë e 400 vjeçarë. Karakteristika më e rëndësishme e kësaj historie të lashtë është se kur ne veprojmë me unitet dhe të bashkuar nuk ka asnjë problem që të mos e kapërcejmë dhe nuk ka asnjë objektiv që nuk mund ta arrijmë. Para 100 vitesh arritëm fitoren e Çanakalasë, më pas Luftën e Pavarësisë në sajë të unitetit dhe bashkimit. Gjithashtu edhe me 15 korrik përsëri populli ynë duke u bërë një trup i vetëm qëndroi para puçistëve dhe arritëm rezultatin. Shpresojmë që edhe pas kësaj do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë rrugën tonë pa rënë në konflikte.”

“Kalimet në urën Yavuz Sultan Selim Köprüsü do të jenë pa pagesë deri më 31 gusht”, ka shtuar ndër të tjera presidenti Erdoğan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button