Rajoni

Erdogan hedh poshtë paraprakisht votën e Parlamentit Evropian për ”gjenocidin” armen

Presidenti islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se hidhte poshtë paraprakisht votën e Parlamentit Evropian, që do të shprehet mbi cilësimin si ”gjenocid” të masakrave armene në vitin 1915.

erdogan-zgjidhja-e-ccedil-euml-shtjes-kurde-shum-euml-e-r-euml-nd-euml-sishme-p-euml-r-turqin-euml_hd“Kushdo qoftë përfundimi, votimi i Parlamentit të Bashkimit Evropian do të më hyjë në njërin vesh dhe do të dalë menjëherë nga tjetri sepse Turqia nuk mund të njohë një mëkat apo krim të tillë”, deklaroi Erdogan para shtypit, para se të nisej në një vizitë në Kazakistanin fqinj.

Parlamenti Evropian do të shprehet sot për një rezolutë përsa i përket 100-vjetorit të gjenocidit armen, më 24 prill.

Ky votim u zhvillua pas deklaratave të papa Françeskut, që shkaktuan irritimin e autoriteteve turke, i cili përmendi gjenocidin ndaj qindra mijëra armenëve kryer nga perandoria osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Nuk e di se çfarë vendimi do të marrin deputetët evropianë”, theksoi presidenti turk duke shtuar se personalisht shqetësohem sepse ne turqit nuk mund të mbajmë hijen e gjenocidit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button