☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 89.79 ▼2.79%
ARI 4,366 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,838 ▲ +1.92% ETH $2,741 ▲ +0.98% XRP $1.5300 ▲ +2.88% SOL $116.6800 ▲ +0.72%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 89.79 ▼2.79 % ARI 4,366 ▼0.42 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 89.79 ▼2.79 % ARI 4,366 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet në New York për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në “Turkish House”.

Në njoftimin e Zyrës së presidentit turk bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, si dhe për çështje rajonale dhe globale.

Gjatë takimit, presidenti Erdogan deklaroi se të dyja vendet do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për rritjen e vëllimit tregtar në përputhje me potencialin e tyre dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.

“Presidenti Erdogan rikonfirmoi se mbështetja e Turqisë për Kosovën në arritjen e vendit të saj të merituar në komunitetin ndërkombëtar do të vazhdojë, duke shtuar se Turqia mbështet gjithashtu dialogun ndërmjet vendeve të Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Erdogan gjithashtu e ftoi kryeministrin Kurti të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Turqi.

Në takim, presidenti Erdogan shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, kreu i Komunikimit i Presidencës, Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kılıç, si dhe zëvendëskryetari i Këshillit Presidencial për Siguri dhe Politika të Jashtme, ambasadori Çagrı Erhan. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.